Ështe votuar raporti për Kosovën në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, përfshirë amendamentet e përgatitura nga Viola Von Cramon.

Në raportin që ka paraqitur raportuesja për Kosovën qysh në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shprehur pakënaqësi për mungesën e progresit në zbatimin e agjendës së reformave evropiane, në luftën kundër korrupsionit dhe në fushën e sundimit të ligjit.

Siç transmeton REL, në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Për shkak të mënyrës specifike të votimit, rezultatet e sakta për amendamentet e veçanta do të dihen më vonë.

Pasi miratohet, raporti më pas dërgohet në seancë plenare, në formë të propozim-rezolutës, për t’u votuar më vonë në pranverë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *