Me të gjithë votat pro të deputetëve, Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar të premten rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për Kosovën.

Rezoluta ishte propozuar nga Partia Socialiste dhe kundwrshton dhe vlerwson si tw pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes kësaj rezolute të miratuar në parlamentin shqiptar, kërkohet nga Këshilli i Evropës rishikimi i rezolutës së vitit 2011 duke qenë se të gjithë hetimet e deritanishme nuk kanë nxjerrë asnjë provë apo fakt të tillë, transmeton Top Channel.

Seanca e parlamentit u shoqërua me debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *