Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi me 105 vota pro të deputetëve, 7 kundër dhe 3 abstenime.
Gjatë ditës së mërkurë, fillimisht parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor që gjeti 16 shkelje kushtetute të presidentit Meta dhe i propozoi parlamentit shkarkimin.
Raporti do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila do të japë edhe verdiktin final.
Shkeljet e kushtetutës nga presidenti komisioni hetimor në raportin final thotë se janë konsumuar gjatë 19 intervistave televizive, 9 deklaratave, 45 postimeve në Facebook dhe shkresave dërguar institucioneve, transmeton Top Channel.
Ndërsa, Meta ka reaguar duke ironizuar me pjesë nga fjalimi i deputetit të opozitës Selami Jenishehri.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!,” shkruan Meta, ndërsa i referohet Jenishehrit i cili tha sot në Kuvend se “do t’i dalin për zot nipërave dhe mbesave pensionistë”.