Partitë e mëdha shqiptare që gjenden në opozitë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë për Vjosa Osmanin nëse ajo kërkon votën e tyre për t’u bërë presidente.
Gjatë javës së ardhshme do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Atë ditë pritet të thirret edhe seanca për formimin e qeverisë. Gjithashtu, gjatë javës mund të ketë seancë edhe për votimin e presidentit.
Të tri partitë e mëdha shqiptare në opozitë kanë paralajmëruar mosvotim të Vjosa Osmanit për presidente, transmeton Gazeta Express.
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë se nuk do të votoj zonjën Osmani për presidente.
“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që Këshilli Drejtues i PDK-së në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, ka thënë kreu në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj.
Ditë më parë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se deputetët nga partia e tij nuk do të votojnë një kandidat që do të sillte koncentrim të pushtetit të një partie.
Edhe kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumri Abdixhiku, tha se partia e tij nuk dëshiron një president partiak.
Lexo më shumë këtu