Në Maqedoninë e Veriut, vendimi i Kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqje nuk është mirëpritur nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Mbrëmjen e dielë, Zaev njoftoi se ofron dorëheqje nga detyra e kryeministrit pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë Zaev ka mbajtur takim me liderët e partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Siç transmeton Alsat M, partnerët e koalicionit i kanë kërkuar Zaevit se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestimin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian.

Pas takimit, të vetmit që u prononcuan ishin zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, ku theksuan se prononcimi i Zaevit për dorëheqjen ishte i gabuar dhe i nxituar, sepse më parë ai duhet të ishte konsultuar me partnerët e koalicionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *