Festivali i mirënjohur Glastonbury është anuluar për të dytin vit radhas për shkak të pandemisë Covid-19.
Sikurse vitin e kaluar, as në verën e vitit 2021 nuk do të mbahet festivali i muzikës dhe artit i cili çdo vit organizohet në Somerset të Anglisë.
Pasi dhanë lajmit për anulimin e edicionit të sivjetëm, organizatorët kanë treguar se këtë herë festivali mund të organizohet si ngjarje e transmetume përmes internetit.
“Shumë artistë të mëdhenj na kanë kontaktuar duke u ofruar që të performojnë për ne,” ka thënë Emily Eavis për gazetën Guardian.
“Ne do të donim të ndërtojmë një shfaqje që do të mund të përcillej nga shtëpia prej njerëzve në mbarë botën.”
Ajo nuk ka thënë se festivali po përballet me falimentim, por ka theksuar se organizimi i menduar mund të sjell disa “të hyra të mirëseardhura”.