Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar se do të ketë sanksione të tjera ndaj personave të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor.

Ky parlajmërim i ambasadorit britanik vjen pasi Britania e Madhe e shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“Jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mretërinë e Bashkuar,” ka njoftuar vendimin e ndalimit, ish-kryeministri Berisha.

Ndërkohë, ambasadori britanik ka thënë se do të ketë shkëputje të lidhjeve edhe me persona të tjerë nga rajoni.

“Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit. Ky është vetëm hapi i parë që po ndërmarrim, ju do të shihni veprime të tjera me kohën”, ka thënë King-Smith, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është një qasje e mirë ekuilibruar. Kjo qasje synon individët dhe lidhjet e tyre tejet të qarta me krimin dhe korrupsionin,” ka shtuar ambasadori britanik në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *