Gjermania do të dërgoj deri në 50 trupa ushtarake në misionin EUFOR në Bosnje, për herë të parë në periudhën prej një dekade.

Ky vendim i qeverisë gjermane vjen në kohën kur po rriten shqetësimet për paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor për shkak të luftës në Ukrainë.

Siç transmeton VOA, disa nga trupat do t’u bashkohen të ashtuquajturave ekipe të ndërlidhjes dhe vëzhgimit në gjithë vendin në ndihmë të komandës së EUFOR-it, ndërsa të tjerat do të vendosen në Sarajevë.

Vendimi përfundimtar për dislokimin e trupave në Bosnje do t’i takoj parlamentit gjerman.

Zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të BE-së kanë paralajmëruar se paqëndrueshmëria nga lufta në Ukrainë mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *