Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesi i posçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë pajtuar që dialogu të nis menjëherë pas përfundimit të situatës së tanishme nga pandemia Covid-19.

Përmes një bisede telefonike, Kurti dhe Lajçak kanë shprehur qëndrimet nga pozitat e tyrë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti ka kërkuar që të bindet pala serbe për të braktisur idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të këtyre dy vendeve, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Lajçak ka thënë se është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *