Udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq”, Adrijana Hoxhiq, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
PZAP ka anuluar mbi 4.200 vota që subjekti politik i Hoxhiq kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Absolutisht do të shkojmë deri në fund. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha institucionet dhe resurset që i kemi brenda Kosovës”, ka thënë Hoxhiq, transmeton REL.
Gjykata Supreme ka afat prej 72 orësh që të marrë vendim nga momenti i pranimit të një ankese.
Hoxhiq ka paralajmëruar se mund të ndodh që ajo të kërkoj t’i shfrytëzoj edhe mekanizmat e institucioneve jashtë vendit.