Shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë të një zyrtari, nëse kalon shifrën e 25 mijë eurove, atëherë do të mund të jetë justifikim që të dërgohet për propozim për konfiskimin e pasurisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se kjo shumë do të jetë pragu për nisjen e procedurës së justifiimi të pasurisë.

Haxhiu tha se kjo vlerë do të propozohet në Komisionin për Legjislacion, dhe nëse ky komison e vlerëson se është i ulët, atëherë sipas saj, Ministria e Drejtësisë nuk do ta kundërshtojnë ngritjen, transmeton Gazeta Express.

“Nuk po them që kemi qëndrim që ta ngrisim, por qëndrim ynë është 25 mijë. Nëse vlerësohet që një zyrtar nuk po mundet ta justifkojë mbi 25 mijëshin, atëherë të nis procedura e justifikimit”, tha ajo.

Qëllimi i projektligjit është rregullimi i procedurës së verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *