Në fillim të muajit korrik do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një njoftimi, PDK ka bërë të ditur se Konventa e zgjedhjes së kryetarit do të mbahet më 3 korrik.

“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”, thuhet në njoftim për media.

Nga fundi i vitit të kaluar PDK është drejtuar nga ushtruesi i detyrës të kryetarit Enver Hoxhaj, i cili morri këtë detyrë pas largimit të kryetarit Kadri Veseli drejt Gjykatës Speciale në Hagë.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *