Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar të enjten se gjatë viteve të kaluara në Ministrinë e Bujqësisë janë abuzuar në vit rreth 20 milionë euro.

“Mbi bazën e një matrikse që organet e rendit dhe ndjekjes e kanë ndërmarrë, është një vlerësim që diku 15-20 milionë euro në vit janë abuzuar në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Peci në DESKU në KTV.

Ministri Peci ka thënë se manipulimet kanë filluar në komuna.

“Qe një rast se si ka ndodhur manipulimi: në rast se zyrtarët të cilët kanë qasje në gjeoportal, i kanë pasur të identifikuara ta zëmë në 30 ditë krejt pasqyrën e krejt tokave bujqësore se ku ekzistojnë, edhe nëse ka pasur një afat shtesë prej 30 ditë në 15 ditë, në rast se shihet numri i aplikimeve në 40 ditë dhe në 5 ditët e fundit, kemi rritje eksponenciale. Rritja eksponenciale në 5 ditët e fundit ndodh pasi ka pasur aplikime fiktive. Kjo ka qenë shkalla e parë e procesit të manipulimeve. Aplikimi ka ardhur në ministri, dhe ndërlidhja kryesore e këtyre aplikimeve fiktive kryesisht për grurin, është legalizuar përmes zyrtarëve ose kryesisht inspektorëve të terrenit të cilët kanë shkruar raporte fiktive dhe i kanë përligjur këto prona që nuk kanë qenë reale. Zhurma më e madhe është bërë për kulturën e grurit”, ka shpjeguar Peci.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *