Peticioni i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me kërkesën për mbajtje të zgjedhjeve, ka arritur të mbledh 25 mijë nënshkrime në dy ditët e para të tij.

Kështu ka njoftuar LVV, duke shtuar se “interesimi i jashtëzakonshëm qytetar na jep vullnet edhe më shumë që të vazhdojmë punën për të cilën jemi zotuar dhe rrugën përpara që kemi nisur”.

Në fund të njoftimit të ndarë në Facebook, kjo parti thotë “se do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *