Leutrim Ajeti është shqiptari i parë që bëhet nënkryetar i Komunës së Graçanicës.  

Ajeti është pjesë e “Aleancës Shqiptare” derisa propozimi që ai të marrë këtë pozitë është bërë nga kryetarja e zgjedhur e kësaj komune Liljana Subaric.

“Në takimin e parë me kryetarin pas marrjes së detyrës, u pranua propozimi që unë të jem kandidat për nënkryetar për komunitete, pasi edhe isha më i votuari në zgjedhjet e 17 tetorit. Unë, kryesuesi i Kuvendit dhe një këshilltar i kryetares. Duke e parë që nuk kemi pasur asnjëherë deri tash nënkryetar për komunitete, në fillim mu duk mision i vështirë, por kryetarja që nga fillimi i mandatit ishte mjaft bashkëpunuese”, ka thënë Ajeti, transmeton KOHA.

Nënkryetari i sapo-zgjedhur i Graçanicës ka njoftuar se gjatë mandatit të tij do të punojë për prioritetet të cilat i ka paraqitur kur ka garuar për të zënë ulëse në asamble komunale e që ato janë asfaltimi, ndriçimi dhe trotuaret, të cilat paraqesin problem për fshatrat e populluara me komunitete jo-shumicë.

Linja e autobusëve Prishtinë-Kishnicë dhe shëndetësia janë dy çështje të tjera për të cilat synohet të punohet bashkërisht me komunën e Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *