Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që t’i bindin vendet skeptike të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit, thotë Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

“Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi për Kosovën që të angazhohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të gjitha vendet skeptike në mënyrë që t’i bind ato” ka thënë Rohde për Gazetën Express.

Ndër të tjera, diplomati gjerman foli edhe për Gjykatën Speciale duke thënë:

“Për sa i përket Gjykatës Speciale, do të citoja një shprehje të aktivistit gjermano-lindor për të drejtat civile, Bärbel Bohley, cili disa vjet pas rënies së regjimit gjermano-lindor tha: “Ne pritëm drejtësi dhe morrëm sundim të ligjit.” Që nënkupton se asnjë gjykatë nuk mund të zhbëjë atë që ka ndodhur dhe t’i kthejë më të dashurit. Ajo çfarë një gjykatë, bazuar në sundimin e ligjit, mund të arrijë është, të sigurojë se nuk ka pandëshkueshmëri për krime të kryera nga individët. Kjo merr kohë, por do të ngjallë besim që drejtësia do të çohet në vend.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *