Kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kanë takuar të martën përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Pas takimeve, është mësuar se disa prej përfaqësuesve të komuniteteve do të votojnë formimin e qeverisë së re dhe presidentin.
Megjithatë, dy përfaqësuesit e komunitetit turk që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë Qeverinë e re të Kosovës, transmeton REL.
Ndërsa, pas takimit, Lista Serbe përmes një njoftimi për media tha se si përfaqësuese legjitime e komunitetit serb, është e “gatshtshme për konsultime dhe bisedime me qëllim të avancimit të kushteve në të cilat jetojnë serbët e Kosovës dhe se të gjitha partitë e tjera, që ndajnë këto qëndrime, do ta kenë Listën Serbe për bashkëbiseduese”.
Emilija Rexhepi nga partia boshnjake “Partia e re demokratike”, tha pas takimit se do ta përkrahë Qeverinë Kurti 2, si dhe zgjedhjen e Osmanit për presidente.
Lexo më shumë këtu