Së paku gjashtë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë lënduar nga të shtënat me armë të enjten në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Përleshjet me armë filluan gjatë protestës së thirrur nga grupet Hezbollah dhe Amal kundër gjykatësit që po heton rastin e shpërthimit të vitit të kaluar në portin e qytetit.
Organizatorët e protestës kanë thënë se janë gjuajtur me snajperë nga grupe të Forcave Libanese derisa ky pretendim është hedhur poshtë nga këta të fundit.
Shpërthimi i vitit të kaluar në portin e qytetit la të vdekur 219 persona, derisa Hezbollah dhe aleatët e këtij grupi thonë se gjyqtari është i njëanshëm, derisa familjet e viktimave e mbështesin punën e tij, transmeton BBC.
Deri tani, për tragjedinë e ndodhur gjatë gushtit të vitit të kaluar nuk është shpallur fajtor askush.