Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD-së, vendim ky që u bë publik të enjten mbrëma nga kryetari Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka marrë një vendim fatal, PD ka marrë goditjen më fatale”, u shpreh Berisha për televizionin KlanTv.

“Ai kreu vrasjen e PD-së”, ka thënë Berisha.

Javë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, pas një takimi me zotin Basha, kërkoi distancimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke bërë të ditur se priste një reflektim për çështjen para nisjes së sesionit parlamentar.

Rreth vendimit të Bashës, Berisha tha se “ka disa vendime që njeriu nuk mund t’i marrë kurrë”.

“Ka vendime që njeriu nuk i merr kurrë, nuk pranon t’i marrë kurrë. Jep 10 herë dorëheqjen përpara se t’i marrë. Sot faktikisht, PD është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzohet e tëra lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit”, tha Berisha për emisionin Opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *