Kryetari i Komisionit Qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se është duke u punuar në disa lokacione brenda Kosovës në kërkimin të gjetjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në vend.

“Për hir të mos shqetësimit të familjarëve ne nuk i kemi bërë publike se cilat janë lokacionet, janë pesë të tilla në Kosovë,” ka thënë Hoti.

Gjatë takimit të tij me komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Hoti tha se prioritet kryesor mbeten lokacionet në Serbi.

“Një nga sfidat që kemi si komision është mungesa e saktë e informacioneve. Ne jemi të vetëdijshëm që ka manipulime nga Serbia,” ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre 19 trupa shqiptarë dhe 2 serbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *