Afër dy vite pas rrëzimit vdekjeprurës të urës Morandi, në qytetin Gjenoa të Italisë është përuruar ura e re.

43 persona humbën jetën më 14 gusht të vitit 2018 kur një pjesë e urës u shemb në orën 11:36 të mëngjesit. Pjesë të apartamenteve që gjendeshin nën urë u goditën dhe u shtypën.

Ura e re është ndërtuar në bazë të projektimeve të arkitektit 82 vjeçar, Renzo Piano.

“Kur përfundon një punë gjithmonë ndenjat janë të përziera,” thotë ai për BBC. “Kënaqësi por edhe pak trishtim, pasi më nuk është ndërtimi yt – i takon secilit.”

“Ndjej krenari në njërën anë por gjithashtu ura është krijuar pas një tragjedie. Dhe kjo nuk do të harrohet kurrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *