Akademia Evropiane e Filmit ka ftuar pesë filmbërës nga Kosova që të bëhen pjesë e saj.
Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça dhe aktori e producenti Eshref Durmishi kanë arritur këtë sukses përmes punës së tyre dhe sukseseve të fundit në skenën ndërkombëtare.
“Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars”, shpjegohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Ndërkohë, producenti Durmishi duke folur për EuroNews Albania e vlerësoi këtë arritje si ‘një hov i mirë’ për skenën kinematografike kosovare.