Reciprociteti për targat i vendosur të hënën nga qeveria e Kosovës nuk do të duhej të shkaktonte tensione, ka thënë intelektualja dhe ish-politikanja serbe Vesna Peshiq.  

 “Nuk e di pse serbët e bëjnë problem të vendosin targat e Kosovës kur shqiptarët që udhëtonin nëpër Serbi duhej të vendosin targat e Serbisë. Kosova është e pavarur, pavarësisht a është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një reagim ndaj një postimi në Twitter.

Pesic komentoi kështu në një postim të një personi me emrin Sampi, i cili shkruan se politikanët serbë në pushtet po çemndin njerëzit dhe po shpërndajnë urrjejtje.

“Ata po i çmendin njerëzit prapë dhe po shpërndajnë urrejtje. Për pesë vite, shqiptarët kur janë futur në Serbi kanë paguar për targat e biznesit, derisa serbët udhëtonin lirshëm me targat e tyre. Tani që reciprociteti është vendosur sipas marrëveshjes së Brukselit, që do të thotë barazi, po ngrihet pluhun”, thuhet në postimin të cilin e ka përshëndetur Peshiq dhe ka komentuar.

Të hënën në mëngjes, qeveria e Kosovës dërgoi forca policore në pikën kufitare në Jarinjë për të mbikqyrur vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Ndërkohë, gjatë paradites së martë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për zhvillimet e fundit në pikën kufitare me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *