Pete Doherty dhe Frédéric Lo kanë shpërndarë këngën e tyre të re dhe kanë paralajmëruar albumin e tyre.

‘You Can’t Keep It From Me Forever’ është singli i ri i ish-vokalistit të The Libertines që në këtë album bashkëpunon me muzicientin francez Lo.

“Më kujton diçka të hershme nga Morrissey apo diçka nga Suede, me një kitare të shkollës së vjetër,” ka thënë Doherty për këngën për revistën NME.

Doherty ka thënë se nuk përdorë droga që nga dhjetori i vitit 2019 dhe gjatë kohës që ka shkruar këngën i është dukur se do t’i rikthehej drogave shumë shpejt.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me Lo ka qenë shumë i natyrshëm.

Albumi The Fantasy Life Of Poetry & Crime do të lëshohet më 18 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *