Eksperti amerikan David L. Phillips nuk pret të ndodh ndonjë befasi në takimin e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq më 4 shtator në Uashington.

“Është mirë që po takohen, sepse kjo tregon se dialogu është ende mënyra e preferuar për zgjidhjen e dallimeve. Por dallimet mes Kosovës dhe Serbisë janë të mëdha; do të duhet kohë për zgjidhjen e tyre. Diplomacia është një proces, e jo një ngjarje”, ka thënë Phillips për gazetën Zëri.

Sipas tij, edhe pse administrata aktuale në SHBA dëshiron zgjidhje të shpejtë mes dy vendeve ballkanike, një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

“Paqja mund të arrihet vetëm atëherë kur ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin llogaridhënien për krimet e luftës; kompensimin për pronat e vjedhura apo shkatërruara; dhe për zbardhjen e plotë të fatit të personave të pagjetur”, është shprehur Phillips.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *