Kompania farmaceutike Merck synon që përmes pilulave të parandalohen rreziqet fatale nga koronavirusi.

Ky lloj i pilulës mund të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti nëse miratohet kërkesa e kompanisë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Ndërsa, për shpërndarjen e pilulave në pjesë të tjera të botës do të ofroj mbështetje Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, transmeton Zëri i Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë blerë paraprakisht 1.7 milionë doza të ilaçit.

Për të ndihmuar në dërgimin e ilaçit me shpejtësi në pjesën tjetër të botës, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates po jep 120 milionë dollarë për të nxitur prodhimin më të lirë të ilaçit të kompanisë Merck për vendet në zhvillim.

Ekspertët kanë shprehur shqetësim se njerëzit mund të zgjedhin ilaçin në vend që të bëjnë vaksinën, një alternativë që ata e preferojnë pasi vaksina mëson trupin të prodhojë antitrupa.

“Vaksina në radhë të parë mund të parandalojë infektimin me COVID, dhe ne duam të parandalojmë infeksionet, jo vetëm të presim t’i trajtojmë ato pasi të ndodhin”, thotë Jeffrey Zients, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *