Në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi kanë marrë pjesë 50.32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas Komisionit Zgjedhor 2,122,773 votues morën pjesë në zgjedhje, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.
Më së shumti vota për parlamentin serb ka fituar Partia Progresiste Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e cila ka marrë 61.59 për qind apo 191 mandate në parlament.
Ajo është pasuar nga koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar me 10.37 për qind të vitave (32 mandate).