Tenori me famë botërore, Plácido Domingo, është shtruar në një spital në Meksisë derisa gjendja e shëndetit të tij është rënduar pas infektimit nga Covid-19.

79 vjeçari e njoftoi përmes Facebookut ne 22 mars se ishte prekur nga koronavirusi. Simptomat e tij, siç sqaroi dhe vetë ishin ato të zakonshmet: temperaturë dhe kollë e thatë.

Një zëdhënës i tij tha se gjendja është e qëndrueshme, por “do të qëndrojë në spital për aq kohë sa mjekët do ta konsiderojnë të nevojshme deri në shërimin e plotë”, transmeton Gazeta Shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *