Poetja amerikane Louise Glück është fituese për këtë vit e Çmimit Nobel për Letërsi.  

Komiteti i Nobelit tha në vendimin e tij se “zëri i saj i pagabueshëm poetik e bën ekzistencën individuale universale”.

Glück ka lindur më 1943 në New York, derisa jeton në Massachusetts dhe është profesoreshë në Yale University.

Akadameia Suedeze njoftoi se shkrimtarja ishte e “befasuar” kur pranoi telefonatën e tyre për t’u njoftuar rreth çmimit.

Glück bëhet gruaja e katërt që fiton Nobelin për letërsi që nga viti 2010, dhe vetëm e gjashtëmbëdhjeta që nga viti 1901 kur filloi ndarja e këtij çmimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *