Pas lajmit për një sulm me granatë në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës, informacioni është konfirmuar nga Policia e Kosovës por pa dhënë detaje.
Fillimisht, mediumi Kosova Press raportoi për sulm me granatë, derisa informacionet e mëvonshme kanë treguar për një predhë e fishekut të armes së zjarrit që ka goditur një kontenjer të zyrtarëve kufitare të policisë dhe doganierëve në pjesën e territorit të Kosovës.
Sipas mediumit, predha dyshohet të ketë ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica në Serbi.
Nuk është raportuar për të lënduar, derisa hetimet kanë filluar.