Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar letër Kryeministrit Albin Kurti duke e uruar për marrjen e postit.

Ai ka kërkuar heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan në letër Pompeo, transmeton Koha.net.

Sekretari amerikan ka shtuar se tash është koha që të realizohen raportet normale me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *