Është mbyllur procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas drejtuesve të Entit të Statistikave, regjistrimi është bërë me sukses dhe numri i qytetarëve të regjistruar është 1 milionë e 832 mijë e 696 banorë.

Siç transmeton Alsat M, kjo shifër është për rreth 170 mijë banorë më pak se regjistrimi  i fundit.

“Ndërsa sa i përket regjistrimit në diasporë, gjithsej janë regjistruar 204.805 persona. Numri i të regjistruarve nga vendet e Evropës Perëndimore është më i lartë, ndërsa i atyre përtej oqeanit është më i ulët”, deklaroi Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski.

Simovski ka thënë se numri i qytetarëve që kanë refuzuar të regjistrohen është shumë i vogël. Ai gjithashtu tha se do të verifikohet numri i qytetarëve që bënë dallimin nga regjistrimi i mëparshëm.

Rezultatet përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë do të dihen më së voni në mars të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *