Grupi i mirënjohur amerikan Portugal. The Man ka zgjedhur një formë të re për t’i bërë thirrrje të rinjve në Shtetet e Bashkuara që të votojnë në zgjedhjet presidenciale.

Duke iu referuar të dhënave nga viti 2018, kur në votimet ‘midterm’ kishin votuar vetëm 36% e votuesve mes moshës 18-29 vjeçare, grupi e ka reduktuar këngën ‘Feel It Still’ në 36% të krijimit të saj.

“Tani, mendojeni sikur çdo gjë ta bëjmë 36%. Si do të tingëllonte 36% i një kënge? Si do të dukej 36% i një video? Mos mendoni më shumë – këtë e krijuam për t’ju treguar”, thuhet në përshkrimin e videos që është postuar në faqen zyrtare të bendit në You Tube.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 3 nëntor dhe në garë përballen presidenti republikan Donald Trump dhe kandidati demokrat Joe Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *