Për të kontribuar në një atmosferë të favorshme në rifillimin e dialogut, Serbia është pajtuar që të pezulloj fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, autoritetet e Beogradit e kanë dhënë pëlqimin e tyre për të ndalur fushatën në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Si një tregues i vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, Beogradi ka rënë dakord të mos vazhdojë me këtë fushatë”, kanë thënë burimet nga Brukseli.
Lexo më shumë këtu