Nga sot, 16 mars, ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për pezullimin e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës, transmetom Gazeta Express.

Ky vendim është bërë si masë shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin CODIV-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *