Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar me një mesazh Qeverisë së Kryeministit Albin Kurti, duke kërkuar që të merren vendime në përputhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i Thaçit vjen pas kërkesë se senatorit republikan, David Perdue, që të shqyrtohet kthimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova, për çka i të njëjtit mendim ishte edhe Donald Trump Jr, djali i presidentit  aktual amerikan.

“Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës.” ka shkruar Thaçi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *