Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe kështu i hap rrugë realizimit të pagesave të planifikuara për qytetarët gjatë kohës së pandemisë.

“E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë”, ka njoftuar Thaçi përmes Facebook.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 30 korrik, ishte miratuar me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *