Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka komentuar qëndrimet e Përfqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë nuk jam këtu që të komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari” ka thënë Thaçi, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdoj dhe se Kosova është vend i pavarur dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshoj askush.

Një ditë më herët, kur ishte pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovë dhe Serbisë, diplomati spanjoll ishte përgjigjur: “Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon.”

Sot, gjatë konferencën për media, në lidhje me Samitin e djeshëm të Zagrebit, Thaçi tha se aty kërkoi që BE-ja të ofroj liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kam theksuar si president se Kosova si shteti më pro-evropian meriton trajtim të shpejtë e më vendimmarrës nga BE-ja në veçanti sa i përket nevojës së liberalizimit. Kjo vonesë vetëm zbeh besimin e Kosovës. Kam bërë thirrje në deklarimin tim se shtetet anëtare të BE-së duhet të lëvizin përpara më shpejt në këtë çështje dhe me urgjencë” tha Thaçi, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *