Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalimin drejtuar qytetarëve, paraqitje e parë kjo televizive pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në fjalimin e tij, Thaçi tha se do të jap dorëheqje nëse nga gjyqtari konfirmohet aktakuza.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat. Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”, tha Thaçi gjatë fjalimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Përmes adresimit për media, Thaçi tha se çdo kush duhet të përgjigjet për krimet e luftës, duke shtuar se edhe ai njëjtë bashkë me kreun e PDK-së Kadri Veseli, do të dalin të pastër, ashtu siç kanë dalë edhe ish-luftëtarët tjerë të gjykuar.

Kliko më poshtë për ta ndjek fjalimin e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *