Fjalimi i Presidentit Hashim Thaçi, i paralajmëruar të mbahej sonte, është shtyrë për nesër.

Nga zyra e tij është njoftuar se Thaçi do të mbaj fjalimin nga zyra e tij të hënën nga ora 20:00, transmeton Koha.net.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë.

Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, gjatë ditës së dielë Thaçi ka postuar në Facebook foto me prindërit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *