Gjatë ditës së sotme pritet që në Hagë të bëhet intervistimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Posaçme.
Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Ndërsa, shkuarja e Thaçit për intervistim është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë, pasi atij tashmë i është paraqitur aktakuza për shqyrtim.
Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.