Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë ditës ka zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, ai gjithashtu ka njoftuar se ditën e dilë do të mbaj një fjalim nga zyra e tij.

Dy ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se i ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, aktakuzën në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Thaçi tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.
