Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor me vizitën e saj të parë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

“I kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, ka deklaruar ajo, transmeton Top Channel.

Von er Leyen kishte zgjedhur veshje kuq e zi për vizitën në Tiranë, ndërsa gjatë ceremonisë së pritjes ishte e buzëqeshur dhe përshëndeste me dorë në zemër.

Në kryeqytetin shqiptar, Presidentja e KE-së u takua dhe me presidentin Ilir Meta, e më pas do të marrë pjesë në përurimin e ‘Shkollës Korb Muça” dhe “Kopshtit Europa’, të rindërtuara me fondet e BE –së.

Pasdite, Presidentja Von der Leyen do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë kryeministrin Zoran Zaev.

Të mërkurën në mëngjes, Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të bisedojë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *