Valdete Daka është shkarkuar nga detyra e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Presidentes Vjosa Osmani, transmeton Express.

Ndërkohë, pas shkarkimit, përmes një konference për media, Daka tha se vendimi i presidentes ishte i përgatitur më herët.

“Ky vendim i presidentes shihet qartë se ishte përgatitur në herët dhe këtë e dëshmon edhe emërimi brenda pak minutash i kryetarit të ri. Ajo ka kërkuar që të jap dorëheqje në këmbim të falënderimeve publike”, ka deklaruar Daka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *