Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë  së Veriut, Bujar Osmani.

Gjatë takimit, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Ndër të tjera, të dy zyrtarët shtetërorë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ideve për shkëmbim apo ndërrim të kufijve në Ballkan.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar Presidentja Osmani, transmeton Express.

Edhe Ministri Osmani ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *