Ka përfunduar punimi i muralit të këngëtares Rita Ora në qytetin e Ferizajt.

Ekipi i Mural Fest Kosova ka njoftuar sot për detajet rreth punimit të këtij murali dhe motivin e tij.

“Prej vitesh është shpallur lufta për barazi gjinore dhe vajzat e gratë po triumfojnë dukshëm ne çdo sferë. Rita Ora, përveç se ka dëshmuar veten në fushën e muzikës me suksese të shumta, ajo së fundi përmes projekteve të saj, ka risjellur në pah edhe artin tradicional që po shkon drejt harresës”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Mural Fest ka qëllim “transformimin e Ferizajt në qytet të muraleve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *