Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit do të ketë ndikim prej 1.2 miliardë euro në ekonominë e vendit përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Pakoja është përgatitur nga një grup punues i përbërë nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive relevante, Bankës Qendore të Kosovës, Fondit kosovar për garantimin e kredive, komunitetit të biznesit dhe ekspertë të jashtëm, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Pakoja ka një ndikim të përgjthshëm në ekonomi në masën e 1.26 miliard euro, me periudhë plasimi në ekonomi prej 24 muaj, kurse me shtrirje të kostos në pesë vitet në vijim”, ka thënë Ministri në detyrë i Financave dhe Tranfereve i Kosovës, Besnik Bislimi.

Fokusi, sipas tij, do të jetë mbështetja me kredi për gjitha bizneset që kanë hasur në vështirësi të funksionimit gjatë pandemisë së koroanvirusit.

Ndër masat tjera, janë edhe ndarja e mjeteve për uljen e varfërisë, sistemin arsimor, ruajtjes së stabilitetit fiskal, formalizimin e punësimit, e të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *