Kanë mbetur edhe dy muaj deri në fillimin e edicionit të katërmbëdhjetë të bienales “Manifesta”, megjithatë energjia për këtë organizim ka filluar të ndjehet në kryeqytet.

“Kudo që shkoj njerëzit e dinë dhe po presin për të. Madje shumë po mendojnë se si mund të hapin dyqanet, kopshtet dhe ambientet e tyre dhe të mirëpresin njerëzit brenda që mund të evoluojnë hapësirat e tyre”, është shprehur kuratorja Catherine Nichols.

77 pjesëmarrës nga 32 vende të botës do të marrin pjesë në këtë edicionin i cili këtë radhë ka temë qendrore rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët.

“Është krijuar koncepti, janë përzgjedhur të gjitha vendet që në një farë forme janë harruar sidomos siç është hotel Grand, apo siç është ish biblioteka Hivzi Sulejmani që ka që prej vitit 2016 që është mbyllur pas asnjë funksion. Megjithatë manifesta ka tentuar që këto vende të mbesin edhe pas 100 ditësh që do të mbyllet Manifesta”, ka thënë për Euronews Albania, Dardan Hoti nga departamenti për media i bienales.

Bienalja Manifesta do të çelet me 22 Korrik dhe do të jetë e hapur deri më 30 tetor në Prishtinë. Kjo ngjarje artistike e rëndësishme ka nisur që në 1996 në Rotterdam, për tu shpërngulur në Luksenburg, Palermo, Marseille, Shën Petersburg, për tu ndalur për herë të parë në Ballkan dhe konkretisht në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *