Komuna e Prishtinës ka zyrtarizuar themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LGBTI.
Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, ka njoftuar për zyrtarizimin e themelimit të qendrës ‘Drop In’.
“Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL. Të njëjtën do ta renovojmë në tërësi dhe shumë shpejt do ta hapim” ka shkruar Kukaj në Facebook.