Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se “në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme” do të vazhdoj shenjëzimi horizontal.
“Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, derisa ka njoftuar për vendosjen e shenjëzimit në pjesën te rruga ‘Muharrem Fejza’.
Ndërsa, ditë më parë, Komuna e Prishtinës ka nisur edhe ndërrimin e pritoreve në stacionet për autobusë, ku planifikohet që secili stacion të ketë pjesën e informimit për orarin dhe qarkullimin e autobusëve.